E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mesazh Bashës: Bëre gjithë sa munde eja bashkëpunojmë
Publik News

Rama mesazh Bashës: Bëre gjithë sa munde eja bashkëpunojmë

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një mesazh të qartë kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha ku i ka kërkuar që të pranojë humbjen me dinjitet.

Rama111

 

Rama thekson se fitorja e PD-së ishte thuajse e pamundur përballë një ‘makinerie fitoreje’ siç e ka quajtur ai Partinë Socialiste.

Sipas kryeministrit të mundësh PS sot është njësoj si të mundës Interin e Murinhos, ndërsa nuk e kurseu edhe një batutë me Juventusin.

Rama: Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë  e humbjeve. Ishin më skuadër se në gjitha herët e tjera. Demokratët ishin U them se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë sesa mund të bënin normalisht se të mundësh PS është e vështirë të mundësh Interin e Murinjos, Milanin, Barcelonon nuk po flas me Juventusin se nuk ishte viti i tij, por ekskluziv i socialistëve.

Mesazhi im i sinqertë për Bashën është ky, prano humbjen me dinjitet dhe me bindjen që nuk bëre sa deshe, por gjithë sa munde. Mos pranimi i kësaj humbje aspak turpëruese e zvogëlon përmasën e rezultatin që PD mundi të arrinte te dielën përballë një makinerie fitore si PS.

Ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh dhe ky është fakt. Faktet pranohen dhe jo të luftohen. Nuk është e drejta jonë që të vendosim se si do ta lexoni rezultatin tuaj. Nuk dihet nëse do jetë Basha ai që do ta drejtojë PD në 4 vitet e ardhshme, por me apo pa Bashën Ps do ta fitonte edhe këtë betejë.

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores së mandatit të tretë në shehsin “Skënderbej”, i ka shtrirë dorën për bashkëpunim Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se nëse Ps dhe Pd arrijnë t’i bashkojnë forcat për të gjitha qëllimet dhe objektivat që kanë të njëjta, atëherë kjo dekadë do të hyjë në histori.

“Unë nuk dua që mandati i tretë të ngjajë si vazhdimi i dy të tjerëve në aspektin e komunikimit dhe debatit mes nesh. Pushteti për mua nuk është qëllim, por vetëm mjet për të arritur qëllimet. Socialistët dhe demokratët shqipatër duan ta bëjnë Shqiëprinë anëtare të BE, por qëllimi nuk shpejtohet duke hedhur baltë. Socialistë e demokratë duan që ta rrisin ekonominë dhe mirëqënien, por duke nxjerrë çdo ditë me ziftin e rrugëve të komunikimit, rritja e ekonomisë vetëm pengohet.

Nuk duan të ikin nga Shqipëria prej hallit por vetëm kur duan ta provojnë veten. Nuk mjafton ta themi përditë, se në një garë se sa e duam Shqiëprinë, sa të prekur jemi nga varfëria e një pjese prej tyre. Duhet ta tregojmë me vepra se ne përfaqësuesit e këtij populli jemi më të mirë nga sa dukemi, kur e godasim njëri tjetrin me fjalën e fundit, apo deri me bojë dhe çizme, kur bëhemi gaz i botës dhe kur i bëjmë Shqiëprisë në sytë e komunitetit europian atë që as armiqtë nuk na i bëjnë.

E kam shumë të qartë që ta thuash këtë që po them, është shumë e lehtë, por jam më i gatshëm se asnjëherë që të përpiqem me të gjitha forcat që edhe ta bëj. Nuk mjafton vullneti i ne fituesve, sepse duhet vullneti i PD dhe kujtdo që do e drejtojë atë në këto 4 vite, Unë e kam provuar më shumë se 1 herë se asgjë që njeriu ëndërron me sy hapur nuk është e pamundur. Ëndrra ime është që Shqiëpria të bëhet kampione në turizëm, energji, bujqësi dhe shërbime cilësore, të shpejta dhe të pakorruptueshme.

Mandati i tretë ëshët më i fortë që një shumicë ka patur ndodnjëherë që prej vitit 1992. Nëse arrijmë t’i bashkojmë forcat me PD për të gjitha qëllimet dhe objektivat që na bashkojnë, kjo dekadë do të hyjë në histori, jo për atë që bëmë, por për atë që nuk bëmë kundër vendit tonë. Duhet t’i lëmë prapa ndasitë, komunist dhe nacionalist. Për mua demokratët janë shqiptarë dhe pastaj janë demokratë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.