E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama-Meta kurrë më aleancë me njëri-tjetrin
Lajme

Rama-Meta kurrë më aleancë me njëri-tjetrin

E hëna në mbrëmje ka qenë një natë po aq historike sa 1 prilli i 4 viteve më parë. Në të njëjtën orë, por në studio të ndryshme, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë varrosur koalicionin mes tyre dhe janë zotuar se nuk do të bëjnë më aleancë me njëri tjetrin. Rama në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Ora Neës tha se nuk mund të mbyllë sytë përpara asaj që ka ndodhur dhe se “kapitulli me LSI është i mbyllur”.

“Në aspektin politik besoj se kapitulli është i mbyllur dhe besoj që gjithë shqiptarët dhe ata që kanë votuar LSI apo e votojnë duhet ta kuptojnë që nuk ka shans që pas 25 qershorit koalicioni të rilindë sikur asgjë nuk ka ndodhur” – tha Rama.

Ilva Tare pyeti sërish: “Nuk do ketë asnjëherë më koalicion?”

“Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por po flasim për tani. Është krijuar një moment traumatik, krejtësisht i pajustifikueshëm dhe krejtësisht i dënueshëm nga pikëpamja e konsideratës politike dhe jo morale”.
Nga ana e tij ish-kreu i LSI-së dhe njëherësh Presidenti i zgjedhur Ilir Mata ishte i ftuar në emision “Dritare”, të gazetare Rudina Xhunga. Duke komentuar shanset e një koalicioni të mundshëm PS-PD, apo për një koalicion PS-LSI, Meta nuk e përjashtoi një bashkëpunim me PS, por me një kusht: duke vënë veto për Ramën:“Vetëm pas shumë kohësh mund të bëjmë koalicion me PS, normalisht jo me Ramën. Tani ka ardhur koha që LSI tu tregojë këtyre forcave që mund t’ia dalë e vetme dhe jo me kot na qëlloi 1-shi” – tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.