Rama: Mungon etika në Policinë e Shtetit
Kryeministri Edi Rama në një takim me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ngriti problematikën e mungesës së etikës në rradhët e uniformave blu.
Sipas tij, mungesa e etikës është një fenomen në rritje e siomos në rradhët e Patrullave të Përgjithshme dhe forcës Shqiponja.
Duke iu referuar drejtorëve të rinj të drejtorive rajonale, kreu i qeverisë tha se prioriteti kryesor i sturkturave të policisë është komunikimi më i mirë me qytetarët.
“Pritshmëria nga njëra anë lidhet me domosdoshmërinë që Policia të ecë më shpejtë dhe të japin rezultate në çdo hap edhe më domethënëse. Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të problematikave pikërisht nga raporti i Policisë së Shtetit me qytetarët. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave Shqiponja dhe patrulla e përbjithshme të cilat shpesh e kapërcëjnë dhe rolin e tyre të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikimin me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet dhe nevojat e qytetarëve. Imazhi shumë pozitiv i ndërtuar në këto vite i Policisë së Shtetit nuk mund të cënohet e aq më pak të lëndohet duke afektuar gjithë policinë e shtetit në optikën e opinionit publik. Ky është edhe prioriteti i prioriteteve për të gjithë drejtuesit e rinj të policive vendore” – tha Rama.
Duke e quajtur rast alarmant, Rama ndau për mediat shqetësimin që i kishte përcjellë ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliut, se në Policinë e Sarandës, duhet të kishte shkarkime dhe ndëshkime penale për përgjegjësit.
Shefi i qeverisë bëri përgjegjës për ngjarjen e Sarandës zyrtarë dhe punonjës të Policisë në këtë qytet, pasi siç tha ai, kanë mbyllur sytë dhe kanë lejuar që një lokal të qendrojë hapur në orën 1 të natës, çka në të vërtetë nuk është e lejuar.
Më tej, Rama tha se policët dhe shefat e Komisariateve në qytetet bregdetare korruptohen nga ata që ai i quajti “tutorë”.
“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin? Tejkalojnë kufirin e orës policore? Krijojnë hapësirë abuzivizmi që degjeneron deri në krisma e plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal?
Kush janë këta?
Ua them unë, këta janë tutorët e policisë së Shtetit në ato territore, këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Këta janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin për hunde policë, shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm”, tha Rama.
Fjala e Ramës:
Këtu dua të nënvizoj shumë fort një fakt që në vetvete është shumë sfidues për ligjin, shmë sfidues për shtetin, për policinë e shtetit.
Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin? Tejkalojnë kufirin e orës policore? Krijojnë hapësirë abuzivizmi që degjeneron deri në krisma e plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal?
Kush janë këta?
Ua them unë, këta janë tutorët e policisë së Shtetit në ato territore, këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Këta janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin për hunde policë, shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm.
Rasti i Sarandës ishte një raast alarmant dhe e kam ndarë këtë gjë me ministrin e brendshëm dhe me drejtorin e përgjithshëm të policisë që ai rast duhet të conte në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë jo në hetime administrative, në masa ordinere, por në përjashtim imediat e ndëshkim penal të personave përgjegjës.
Kush e mban përgjegjësinë për nxjerrjen e armëve dhe sakatimin e njerëzve në lokal në 1 të natës përvecse ata që kanë lejuar që ai aktivitet të zhvillohet?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



