E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ndan pamjet e stadiumit të ri që do ndërtohet në Kamëz
Lajme

Rama ndan pamjet e stadiumit të ri që do ndërtohet në Kamëz

Një stadium i ri futbolli po ndërtohet në zonën e Kamzës, konkretisht në Valias. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, duke publikuar edhe pamje nga kantieri i punimeve.

Sipas Ramës, stadiumi po ndërtohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe do të përmbushë standardet ndërkombëtare të IFAB/FIFA. Fusha sportive do të ketë një sipërfaqe prej 8.030 m², ndërsa kapaciteti i stadiumit parashikohet për 3.000 tifozë.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA… ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në postim.

Ky është një tjetër investim sportiv që synon të zgjerojë infrastrukturën e futbollit në vend dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e ndeshjeve në nivele lokale e kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.