E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në aksionin e radhës për varrezat e makinave
Lajme

Rama në aksionin e radhës për varrezat e makinave

Kryeministri Edi Rama në një takim ku në fokus është reforma në Trajtimin e Integruar të Mbetjeve, tregoi më shumë rreth aksionit të radhës, atë për mbylljen e të gjitha ‘varrezave’ të makinave, që veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se varrezat e makinave, janë ligjëruar me vullnet të Maliqit, në të gjithë territorin.

“Jemi i vetmi vend në Europë që ‘varrezat’ e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit ë territor, si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjitha atyre varrezave. Jemi një vend që nuk ka akoma asnjë informacion nga shpërndarësit, prodhuesit apo importuesit. Ka dhe hapa të tjerë por këto dy hapa janë themelore. Duke filluar nga vendosja në kornizën ligjore dhe duke vijuar me të gjitha fazat dhe përgjegjësitë e implementimin.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.