Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj sot kanë qenë në Bubq, i cili është kthyer në kantier rindërtimi për godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë vizitës u bë e ditur se do të ndërtohen 45 apartamente në pallate, dhe 132 të tjera. Rama shtoi se këtë proces e mallkojnë e këshillojnë sipas tij pa lidhje.
“Padurimi më i madh bëhet çdo ditë, por padurimi i pakuptueshëm është për ata që s’kanë lidhje me këtë proces, që kritikojnë, jo se kritikojnë është fjalë e madhe, por mallkojnë e këshillojnë pa lidhje. Qytetarët do kenë kontrata derisa t’i përfundojë banesa do kenë kontratën, do të jenë të gjithë me kontrata që tëp resin vazhdimin dhe përfundimin dhe ta dinë se çfarë do marrin”, tha Rama.
Kurse kryebashkiaku Artur Bushi shtoi se do ndërtohen 45 apartamente në pallate, dhe 132 të tjera. “Këtu fillojnë punimet për 45 apartamente në pallate, dhe 132 të tjera. Sigurohet 45% e nevojave të njësisë administrative pasi numri i përgjithshëm është 300”, tha ai.



