Rama: Në Durrës u shkelën rregullat, nëse janë gjobitur është bërë gjëja e duhur
Kryeministri Edi Rama, duke komentuar grumbullimin e artistëve përpara sheshit të Teatrit Kombëtar këtë mbrëmje, përmendi edhe takimin e Bashës sot në Durrës, teksa tha se u shkelën të gjitha rregullat dhe masat ekzistuese kundër përhapjes së koronavirusit.
Në një komunikim live me Blendi Fevziun, Rama tha se qeveria nuk vë gjoba, por nëse Basha e biznesmenët që u mblodhën sot në Durrës janë gjobitur, është brë gjëja e duhur.
“Ajo që shikoj pas shpinës suaj është një grup nerëzish që nuk po respektojnë asnjë masë ndaj koronavirusit. Siç ndodhi sot në Durrës me kreun e PD-së. Në Durrës sot u shkelën të gjitha rregullat. Basha organizoi një takim për punën e tij, diçka që unë s’mund ta bëj, nuk bëj takime e mbledhje në lokale. Në Durrës ai u takua me njërëz të tjerë pa distancë pa rregulla. Për mua kjo është shpaqje e rezikshme në kushtet kur gjatë hapjes duket të kemi parasysh që policia apo inspektoriatet përkatëse shëndetësore, ndikojnë më pak, dhe ndikon më shumë vetë qytetari”, tha Rama.
Fevziu: Qeveria sot i vuri gjobë Lulzim Bashës…
Rama: Qeveria përcakton ligje dhe masa. Qeveria nuk vë gjoba, por nëse janë gjobitur, është bërë gjëja e duhur. Të gjitha rastet kur konstatohet shkelja, meriton të vendoset gjobë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



