E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në konferencën e fundvitit: 2023, viti i i arritjeve të mëdha…
Lajme

Rama në konferencën e fundvitit: 2023, viti i i arritjeve të mëdha…

Kryeministri Edi Rama në një koferencë fundviti, u shpreh se 2023 është viti më i mirë, sa i përket arritjeve në çdo fushë. Ai tha se rritja ekonomike ka qenë afro 4% si dhe ka rënë papunësia.

“Në këtë konferencë mund të them me plot gojë se ndihem më mirë se asnjë vit më parë, si rezultat i vitit që po mbyllm. Ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Duhet të punojmë për arritje të mëtejshme. 2023, viti më i mirë në aspektin e sigurisë, shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Ky vit do të mbyllën me një rritje ekononikë që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë. Shifra përfundimtare afro 4%, 3.7.3.8%. Vetëm nga turizimi në 9 mujorin e parë, kemi përfituar 3.2 mld euro të hyra.  Ka rënë papunësia reale. Sot jemi me një papunësi që është më e ulta, 10%. Ivestimet e huaja direkte kanë arritur një vlerë mbi 1 miliardë euro.”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se në vitin 2024 do të rritje të pagave për punonjësit e administratës që do të nisë në muajin qershor.

“Pagat do të rriten sërish në qershor të 2024, janë parashikuar në buxhet. Arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë, mjekët dhe të gjithë punonjësit e administratës do të kenë një rritje ku paga mesatare do të shkojë në 900 eruo”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.