Rama ne Paskuqan: U çmendëm! Nuk na ndahet Sudja me kollare dhe pantallona doku
Kryetari i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kundërshtarët e tij sot nga mitingu elektoral që ka mbajtur në Paskuqan. Ai i ka quajtur të gjithë akuzat e tyre ndaj tij sidomos për reformën në Arsim si mashtrime dhe ata vetë si “Sudja”, personazhi i njohur i firmave piramidale.
“Jepjani votën dhe unë po ju them do t’i shikoni të gjithë, me “Kristale”, me pasyra, me xhama, me llamarina… prapë nga e para dhe më shumë do të bëhen. Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me këto mashtrime.
Sikur na ka kapur mallkimi i Sudes dhe nuk na ndahet: Na shfaqet në lloj lloj formash, njëherë me fytyrën e Lulit, njëherë me fytyrën e Ben Blushit, njëherë me fytyrën e Petrit Vasilit. U çmendëm, na shfaqet Sudja në të gjitha format: na shfaqet me kollare, me pantallona doku…” tha ai.
Rama iu referua akuzës së nuk mbajti premtimet e katër viteve më parë.
Le të marrim vetëm reformën në Arsim, – tha kryeministri. – “Nuk them që reforma është e përsosur dhe ka dhënë të gjithë efektet e veta, por sikur të kishim bërë vetëm kaq që çuni i Sajmirit, çunat e njerëzve me pushtet dua të them, nuk i parakalojnë dot çunat e familjes Mali nëse kanë pikët këta, kjo është reforma
Tani nuk mund t’i fusin më kalamajtë në universitete me dorën e ngrohtë të partisë; nuk parakalon dot se të nxjerr kompjuteri “hajdut”. Dhe çfarë bëjnë? Tregojnë një histori që është neveri.
Pse nuk tregojnë këta për ato mijëra universitet pa vlerë? Për ata mijëra juristë që mbushin skedina? Sepse ne ua hoqëm partive nga duart universitetet dhe vumë rregullin që çdo fëmijë ka të drejtë të ulet në universitetin që i takon pavarësisht se ç’pasuri ka babai.
Jepjani votën dhe unë po ju them do t’i shikoni të gjithë, me “Kristale”, me pasyra, me xhama, me llamarina… prapë nga e para dhe më shumë do të bëhen. Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me këto mashtrime.
Sikur na ka kapur mallkimi i Sudes dhe nuk na ndahet: Na shfaqet në lloj lloj formash, njëherë me fytyrën e Lulit, njëherë me fytyrën e Ben Blushit, njëherë me fytyrën e Petrit Vasilit. U çmendëm, na shfaqet Sudja në të gjitha format: na shfaqet me kollare, me pantallona doku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



