E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në Skype me mësuesit: E kemi seriozisht!
Lajme

Rama në Skype me mësuesit: E kemi seriozisht!

Siç ishte paralajmëruar më herët nga Rama që pas fitores së zgjedhjeve të 2017-ës, ka nisur dhe bashkëqeverisja me popullin, kësaj here online.

Në një lidhje me Skype, që sigurisht transmetohet live në Facebook-un e Kryeministrit, një grup mësuesish dhe prindërish po bashkëbisedojnë me Ramën për problemet në sistemin arsimor.

Fjalën e ka marrë Kryeministri dhe ka thënë se problemet që adresohen në platformë shkojnë tek personat përkatës.

Rama ka theksuar rëndësinë e kësaj platformë të re, dhe në format krejt ndryshe nga 4 vjeçari i parë.

Ai shtoi se qeveria e ka seriozisht bashkëqeverisjen me njerëzit e zakonshëm megjithëse gjatë dialogut me mësuesit dhe prindërit nuk dha asnjë zgjidhje për problemet e tyre.

“Në platformë jo vetëm ankesa, por edhe propozime. Gjithmonë ka qenë problem mbingarkesa mësimore. Qytetarët kanë qenë gjithmonë të zhgënjyer nga neglizhenca. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm, është diçka konkrete. Ne e kemi seriozisht.” tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.