E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Nga e hëna hapemi tërësisht
Publik News

Rama: Nga e hëna hapemi tërësisht

Nga dita e hënë gjithçka do të jetë e hapur në jetën e vendit, përveç transportit publik baret, restorantet në ambiente të mbyllura, lodrat për fëmijë në ambiente të mbyllura, palestrat e klubet e natës.

“Ne nga e hëna, përvec transportit publik, aktiviteteve sportive e kulturore në mbjedise të mbyllura e argëtuese, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur, pra hiq transportin publik, që është problem shumë i madh në këto kushte, e pse me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën e tij, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende. Hiq baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, hiq palestra, qendra sportive teatro kinema e klube nate apo lokale lodrash për fëmijë të mbyllura gjithçka tjetër do jetë e hapur, që do të thotë që ekspozimi do jetë shumë i madh sidomos me baret e restorantet”.

Rama i ka kthyer përgjigje edhe kritikëve që tha se “i bien fyellit në po atë vrimë që i kanë rënë në fillim”.

“Jo po bëhet për protestat, këto brockulla ti lëmë e të fokusohemi te shkenca, ti referohemi burimeve zyrtare të informacionit e nëse duam konfirmim ti referohemi burimeve ndërkombëtare të informacionit, e të mos merremi me llafe, jo kudo është hapur, vetëm Shqipëria kështu e vetëm Shqipëria ashtu”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.