E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nga Lezha: Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj dy  personazhe nga bota akademike e kuptuan që ishin në ‘vathën’ e gabuar dhe i lanë shëndenë!
Politikë

Rama nga Lezha: Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj dy personazhe nga bota akademike e kuptuan që ishin në ‘vathën’ e gabuar dhe i lanë shëndenë!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Pjerin Ndreu. Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe tek disa demokrate, përfaqësues të botës akademike, si Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.

edi rama11

Sipas Ramës, të dy këta figura u distancuan nga Sali Berisha sepse donin Amerikën dhe jo Moskën.

“Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj – u shpreh Rama – i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist”

“Në 2021 në Lezhë ata kishin në krye dy njerëz, me të cilët unë kam pasur debat dhe nuk i kam pasur për zemër, por sido që të vijë puna ishin dy personazhe që vinin nga bota akademike, që përfaqësonin Lezhën e familjeve të persekutuar, që u përfshinë me PD sipas meje me naivitet të madh, por sidoqoftë u përfshinë jo për karrige, por për të vazhduar atë që ata e quanin lufta me regjimin. Ku është Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj? Me kë janë zëvendësuar dhe pse nuk janë këtu? Sepse ishin të parët që e kuptuan që kishin hyrë në vathën e gabuar. E kuptuan dhe ndryshe nga delet e tjera ngritën krye, e thanë publikisht atë që menduan dhe i lanë shëndenë tufës së deleve të një gërdalle non grata që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Edhe pse është bërë 80 vjeç dhe në vend që të rrijë në shtëpi e të mos lërë nam rrugëve vazhdon kërkon vota dhe flet për fitore.

Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht asaj ane. Anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist. Anës e familjeve që trashëguan idenë e të djathtës jo nga jeta akademike, apo nga librat, por e trashëguan nga kujtimi i stërgjysheve dhe gjyshërve të tyre, të cilët komunizmi i persekutoi tek cdo qelizë e familjes. Kjo është e djathta.

Pyetja është pse u ndanë ata nga komunistët? Ca donin ata? U ndanë sepse ata donin Amerikën, Perëndimin, e donin Shqipërinë si në Perëndim, ata nuk donin Moskën nuk donin komunizmin”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.