E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama:  Nga mesi i majit do të kemi një plan për sezonin turistik
Publik News

Rama: Nga mesi i majit do të kemi një plan për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në mes të muajit maj shpreson që të jetë gati një plan për sezonin e ri turistik.

Ai tha se ka biseduar me kryeministra të disa vendeve në lidhje me këto plane për sezonin.

“Sot fola me kryeministrin e Kroacisë, lidhur me turizmin. Jemi në kontakt me disa nga vendet që e kanë turizmin si ne, jetik për ekonominë e tyre por dhe pjesë të pandashme të jetës, njerëzve gjatë sezonit të verës.

Akoma nuk dihet asgjë, por gjithsesi falë edhe ndërveprimeve të tjera, do e kemi dhe ne planin tonë për turizmin, brenda majit. Shpresoj brenda gjysmës së majit. Por duhet të shohim edhe situatën me epideminë, pasi është shëndeti mbi të gjitha.

S’do lejojmë që të degradojë gjendja solide që kemi sot në frontin shëndetësor, pavarësisht stresit për të gjithë ne. ”, tha kryeministri.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.