E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nga Vlora: S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit
Publik News

Rama nga Vlora: S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka folur për çështjen e detit. Gjatë një prononcimi për gazetarët, kreu i qeverisë tha “se nuk do të ketë marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit”.

Edhe njëherë kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka marrëveshje me Greqinë për zgjerimin në detin Jon.

“Po të kishte një marrëveshje patjetër që Presidenti do kishte dijeni për të dhe nuk mund të ketë një marrëveshje pa miratimin e presidentit. Ndërkohë që e përsëris edhe njëherë për ata që duan të dëgjojnë dhe jo për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politike më ‘kap ça të kapësh’ që nuk ka asnjë marrëveshje. Negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndryshimit të qeverisë në Greqi dhe me qeverinë greke nuk kemi rifilluar negociatat dhe nuk kemi asnjë marrëveshje për momentin. Ngatërresa e një deklarate e kryeministrit të Greqisë në Parlament që s’ka lidhje me Shqipërinë, por që ka të bëjë me konceptin e të drejtës për tu shtrirë me 12 milje aty ku e lejon territori, gjë që në zonën mes nesh dhe Greqisë kjo gjë nuk është e mundur fizikisht, është kthyer në një karrem. Është një histori qesharake dhe e turpshme për ata që e ushqejnë. Më shumë nuk di ç’të them. Nuk ka si të bëhet një marrëveshje kur s’ka letra, firma, vula”, tha Rama.

 

I pyetur nëse është takuar me Presidentin Meta, kreu i qeverisë u përgjigj shkurt:

“Nuk kemi shtrënguar duart se nuk e lejon covidi”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.