Rama niset me pushime në Anadoll
Ditën e sotme dipas kreut të qeverisë, Shqipëria pësoi një “boom” vizitorësh të huaj dhe një fluks të papërballueshëm pushuesish.
Për Edi Ramën dhe Mirela Kumbaron Shqipëria i ka rrëmbyer mbi 200.000 turistë Greqisë dhe po bën namin këtë sezon turistik.
Ai e ka matur këtë duke postuar foto të makinave të parkuara në Portin e Durrësit.
Rama shkruan:
“Dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”.
Pasi ngriti Shqipërinë në nivelin më të lartë historik të turizmit, Rama thuhet se është arratisur nga vendi.
Me ftesë të presidentit turk Erdogan, kryeministri thuhet se është duke pushuar në Antalya, fare pranë plazheve të Konias, raporton Lapsi.
Si sebep thuhet se u gjet ceremonia e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik.
Duket se kryeministri ka gjetur pak kohë për relaks pas protestave që i kërkuan shkarkimin e ministrave të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



