E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama njofton hapjen e tunelit të “Murrizit” dhe tallet me  mustaqet e Gjuzit
Lajme

Rama njofton hapjen e tunelit të “Murrizit” dhe tallet me mustaqet e Gjuzit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar listat e Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm për Tiranën.

Sipas Ramës, mjafton të shohës listën e mbyllur të Tiranës për të parë se kush është ‘tribuna vip e kënetës’.

“Një pjesë tjetër e komenteve lidhen me ditën e mbrëmshme për skuadrat që do të konkurrojnë në 11 Maji. Sepse kush kishte ndonjë dyshim, apo ndonjë shpresë apo ndonjë besim të mbetur, mjafton të shikoj skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Është tribuna vip e kënetës. Doni të shikoni kush janë vipat e kënetës, shikoni aleancën e Shqipërisë Madhështore, ku mungon Kujtim Gjuzi. Sepse është I vetmi që e Meriton për atë nivel që ka këneta dhe me ato mustaqe që ka kujtim.”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’sy” ka thënë se ditën e nesërme do të hapet tuneli i Murrizit. Po ashtu Rama tha se për sa kohë që ai do të jetë në qeveri, tuneli dhe rruga e Arbrit nuk do të kenë taksë.

“Tuneli i “Murrizit” do të hapet nesër, pritjes i erdhi fundi. Rruga e Arbrit dhe tuneli “Murrizit” sa të jem unë këtu nuk do të kenë tarifë. Nesër Ditë Vere, nga Elbasani në Dibër.

Qeveria ndaj zgjidhet, të bëjë detyrën. Ata jo që nuk e bënë detyrën kështu si ne, por i bënë detyrës atë që s’thuhet dhe ndaj Shqipëria ishte në fund të pusit. Rruga e Arbrit plumb pushke nga Tirana në Dibër. Pak ditë më pas përfundon dhe aksi Maqellarë-Dibër”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.