E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama njofton vijimin e  punimeve për dy unazat e qytetit të Durrësit
Lajme

Rama njofton vijimin e punimeve për dy unazat e qytetit të Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punimet që po zhvillohen në dy unazat e qytetit të Durrësit.
Rama thekson se punimet po vijojnë intensivisht ndërsa e quan një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Kryeministri nënvizon se këto dy unaza të reja do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”.
Ndërtimi i këtyre dy unazave do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të japë një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen.
“Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit, një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.
Këto dy unaza të reja që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën ‘Aleksandër Goga’ do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.