E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: NUK DO PAGUAJNË QIRA AS STUDENTËT
Publik News

Rama: NUK DO PAGUAJNË QIRA AS STUDENTËT

Kryeminstri Edi Rama ka njoftuar se do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të Covid-19.

Në përditësimin e masave, Rama thotë se edhe studentët nuk do të paguajnë qeranë e shtëpisë, deri sa kjo situatë e vështirë të kalojë.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai shprehet se deri në përfundim të kësaj situate, qeradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve, në të kundërt do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse.

Sakaq, Rama bën thirrje që për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të denoncojnë në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.

Statusi i plotë:

Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!

Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin!

Kjo masë mbështetëse vlen edhe për studentët që jetojnë me qera!

Qeradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse!

Për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.