E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: “Nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës duke qarë”
Publik News

Rama: “Nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës duke qarë”

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për AFP, tha se Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet. Rama theksoi se vendi ynë duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet.

“Nuk pres asgjë, ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen, pavarësisht nga vendimet në Bruksel”, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund “të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona“.

“Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës dhe të qajmë“, tha 55-vjeçari, i cili kishte veshur një pallto të gjatë të zezë dhe atlete, shkruan AFP.

Agjencia e lajmeve AFP shkruan se vendi me 2.8 milion banorë shpresonte të merrte dritën e gjelbër për të filluar bisedimet e hyrjes në BE në tetor, por Franca, Danimarka dhe Hollanda vendosën veton.

Rama shtoi se vetë reformat e BE-së janë larg kontrollit të Tiranës, megjithëse “është e rëndësishme edhe për ne që Evropa të ndryshojë”.

“Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po na kërkojnë, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi”, tha Rama për APF.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.