Rama nuk pendohet për takimet me McGonigal : Do e takoja përsëri
Gjykata e Uashingtonit dënoi pak ditë më parë me 28 muaj burg ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve nëse do të hetohet për këtë çështje, pasi ish agjenti ka pranuar se ka marrë para nga Agron Neza, ai u përgjigj se nuk ka pasur dijeni se çfarë kanë publikuar institucionet e SHBA-së.
Numri një i qeverisë nuk është penduar se e ka takuar madje është shprehur se nëse kthehet pas në kohë do ta takonte sërish.
“Pjesa më argëtuese është kur vini në gojën time fjali që nuk kam thënë.
Unë në prononcime jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumente zyrtare në SHBA.Nuk kam pasur dijeni se çfarë kanë publikuar institucionet e SHBA.
E kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa. Jam kryeminisitri i Shqipërisë dhe kur kërkoj takim me zyrtarë jam i gatshëm t’i pres. Duhet të pranoni se te kjo çështje ja keni fut kot”, tha ai.
Edi Rama ka folur për mediat, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS, ku i pyetur nëse do të kalojë apo jo për votim ligji për amnistinë, tha se nuk është në dijeni të agjendës për ditën e nesërme.
Rama u shpreh se sa kohë nuk do të ketë një situatë normale në Kuvend, duke iu referuar kaosit që deputetët e opozitës shkaktojë tashmë prej disa kohësh, ligjet do të kalojnë në “kohë të shkurtër”
I pyetur për sistemin e patronazhistëve, nëse do ta aktivizojnë edhe në këto zgjedhje, Rama zgjodhi të përgjigjej me ironi.
“Ligjet kalojnë në kohë të shkurtër se nuk ka në sallë kushte për të kaluar në një kohë të gjatë. Sa kohë s’ka kushte normale, ashtu do votohen. Nuk jam në dijeni a do hidhet në votim amnistia nesër, sepse I kemi punët e ndara, jam një deputet në parlament që shkoj dhe ndjek çfarë është përgatitur.
Nuk e di si është agjenda nesër. Është bërë një diskutim për një keqkuptim që është adresuar sot nga ministri i drejtësisë.
Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



