E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nuk pranon të flasë për kreun e ri të SPAK: S’më intereson
Publik News

Rama nuk pranon të flasë për kreun e ri të SPAK: S’më intereson

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me garën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pas një mbledhjeje që zhvilloi me drejtuesit e qarqeve.

Por Rama ka injoruar totalisht këtë çështje dhe nuk e la gazetaren që të dërgojë pyetjen deri në fund.

“Zoti Rama jemi në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të SPAK…”, u shpreh gazetarja e ndërprerë nga kreu i qeverisë, i cili tha shkurtimisht “nuk më intereson fare” dhe u largua menjëherë.

Kujtojmë se kreu i ri i SPAK do të zgjidhet me 16 dhjetor. Në lidhje me garën ka pasur disa deklarata dhe thirrje të forta nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Për këtë çështje është spekuluar nga politikanët dhe analistët që mund të ketë pasur edhe përplasje mes Yuri Kim dhe kryeministrit Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.