Rama nuk ra dakort për mbledhjen e radhës në Gjakovë…
Kryeministri Edi Rama njoftoi në një konferencë për mediat se mbledhja e qeverive shqiptare dhe kosovare, e cila ishte planifikuar për sot në Gjakovë, është anuluar. Në Kosovë, gjithçka ishte përgatitur për takimin, sipas raportit te korespondentit tonë Pren Thaqi , i cili ishte në vendin e takimit. Pas anulimit të mbledhjes, qeveria e Kosovës shprehu zhgënjim për mënyrën njëanshme të anulimit dhe fajësoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se takimet bilaterale që ai kishte kërkuar mund të zhvilloheshin në një tjetër kohë. Rama në konferencën për gazetarët theksoi se, për shkak të rrethanave të tensionuara, kishte propozuar një format takimi më të reduktuar, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



