E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nxjerr detajet e programit: Ja 18 zonat e reja të zhvillimit në 7 bashki.
Publik News

Rama nxjerr detajet e programit: Ja 18 zonat e reja të zhvillimit në 7 bashki.

Programi i Rindertimit per gjithe zonat e shkaterruara nga termeti tragjik i 26 nentorit, qe la pas 51 viktima perfshin 18 zona te reja zhvillimi, miratuar se fundi nga Keshilli i Ministrave.rama-rrenoja

Kryeministri Edi Rama permes nje postim ne faqen e tij ne Facebook, jep detaje nga raporti i permbledhur i miratuar dje ne Qeveri, per kedo që ka interes të informohet mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit. Zonat e reja prekin 7 bashki te vendit, te goditura nga termeti katastrofik.

Lexoni me poshte per detajet

• Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 ZONA TË REJA ZHVILLIMI, në 7 bashki:

• Kurbin: 2 zona
• Kruje:​ 3 zona
• Tirane: 9 zona
• Vore: 1 zonë
• Shijak: 1 zonë
• Durrës: 1 zonë
• Kavajë: 1 zonë

Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.

ZONAT E TJERA PËR ZHVILLIM në pritje për miratim janë:

1. Krujë (Qytet dhe fshat)
2. Kamza (Qytet)
3. Lezha (Qytet)
4. Durrësi (Qytet)
5. Kavajë ( Golem)
6. Shijak (Rurale)
7. Kurbin (Fshat)

• PROCESI I SHPRONËSIMEVE pjesore në ZONAT E MIRATUARA PËR ZHVILLIM

Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, Bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.
Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.

• PLANET E DETYRUARA VENDORE (PDV)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake.

Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Lac, Zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorezimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:

1. Lac, zona 1/1: 24 shkurt
2. Thumana, zona 1: 25 shkurt
3. Shijak, zona 1: 25 shkurt​

Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.

• MODELET E SHTËPIVE për zonën fshat

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.

• PROCESI I VLERËSIMI TË THELLUAR

Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.

• PLATFORMA E APLIKIMIT ONLINE

Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave.

Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative

Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanē nisur.

Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.