E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama online në FB , tjetër fotomontazh me Conten
Politikë

Rama online në FB , tjetër fotomontazh me Conten

Ka gjerur deklaraten e Kryeministrit italian Giuseppe Conte  per te replikuar me  liderin demokrat Basha.

Conte është shprehur i dëshpruar me vendimin e disa prej vendeve anëtare të BE’së, për të mos hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Ai u ka kujtuar atyre se si po i përsërisin gabimet historike që Europa i ka bërë ndaj vendeve të Ballkanit në të kaluarën.

“Kanë një jetë që duan të futen në Europë”… Dëshpërimi i Kryeministrit italian, Conte, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“U thashë kolegëve që ky është një takim me historinë. Në vitin 1400 ato territore dhe komunitete bien nën Perandorinë Osmane. Të nesërmen e mbarimit të Luftës II Botërore, bien nën perandorinë komuniste. Kanë një jetë që duan të futen në Europë. Dita e djeshme do të kujtohet për një gabim historik dhe për këtë më vjen keq shumë.

U përpoqa që të bindja të gjithë që kjo aspiratë, për më tepër nga komunitete me shumicë myslimane, që kanë një formim kulturor europian, duan të lidhen me ne, kjo është një forcë e madhe.

I jam shumë pranë komunitetit shqiptar dhe Maqedonisë së Veriut… Italia do t’u qëndrojë pranë, do t’i mbrojë gjithmonë dhe do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.