Rama-opozitës: E latë borxhin 74%, pa pandemi e tërmet!
Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend kryeministri Edi Rama iu kthye deputetes së PD-së Flutura Açka duke i thënë se vetëm për poezinë nuk do të kenë akademi, pas debatit që nisi për deklaratën e ministres së bujqësisë për “akademinë e çobanëve”.

Ndërkaq deputetja Açka tha se ndryshimi mes saj dhe kryeministrit është se ajo nuk merret me gjëra personale dhe me profesionin. Ndërkaq, nënkryetarja e PD i kërkoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të ndërpresë fjalën kryeministrit kur flet me përçmim.
Edi Rama: Vetëm për poezinë s’ka akademi.
Flutura Açka: Mos merr me ne!
Edi Rama: Me kë të merrem po nuk u mora me ju. Unë për ju vij këtu. Atje jashtë nuk ka njeri që mund ta bësh për budalla, ju keni menduar se i bëni për budallenj. Sa herë që keni dashur ti bëni për budallenj jeni zgjuar të hënën në mëngjes keni thënë boo na i vodhën prap. Ska asnjë problem. I kam shqiptarët në kontakt çdo orë dhe çdo ditë.
Flutura Açka: Meqë e zuri me gojë zoti kryeministër poezinë time, nuk është port ë lutem përcilljani pak, unë asnjëherë sa të jemnë këtë sallë, askënd nga kolegët e mi, qoftë edhe kryeministrin, nuk do ta diskutoj për profesionin e tij kudo ta ketë atë profesion. Dua të flaës këtu si institucion, kështu që më vjen keq që kryeministri merret me gjëra personale. Ky është ndryshime mes meje dhe ti. Dhe nëse ai po rropatet për të hyrë në histori si politikan, unë atë detyrë me veten time, me profesionin tim e kam mbaruar zonjë. Përcilljani ju lutem. Dhe nuk ma heq dot asnjë zhgarravinë e tij këtë gjë.
Grida Duma: Vetëpërmbajtja nis me ju znj. Nikolla. Nëse ju do të vijoni në këtë model ta trajtoni kryeministrin si epror tuaj dhe të jeni vartëse, ky është një model që duhet të mbarojë dhe do tu tërheqë vëmendjen, njerëzisht, profesionalisht, dhe juve si grua. Që ti drejtohet deputetëve të opozitës me emër të profesionit, duke nënkuptuar përçmimin e tij duhet që ti ndaloni fjalën. Duhet që të ndalohet fjala e tij sa herë të drejtohet me përçmim.
Gjatë seancës kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës lidhur me borxhin publik të shtetit. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë deklaroi se në vitin 2013, borxhi ishte 74%.
Sipas tij, përpara se vendi ynë të “goditej” nga pandemia dhe tërmeti, borxhi u ul në normat e 63%. Por për shkak të dy fatkeqësive, Rama thotë se borxhi tashmë është më i lartë se 74%.
Duke iu referuar situatës brenda PD-së, Rama thotë se tashmë opozita është ndarë si një zog me dy krerë dhe që përpëlitet, por që nuk i ngjan shqiponjës dykrenare.
“Kanë qenë ata që diktojnë linjën e fjalimeve të opzitës së sotme në pushtet. Borxhi kur morëm detyrën ka qenë 74%. Sot është më i lartë se 74%, por ka një pse. Pse-ja lidhet me faktin që midis momentit kur ne e ulëm në 63 % kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda që na detyruan të marrim borxh. Tërmeti dhe pandemia. Borxhi që i latë Shqipërisë, kur ata iu larguan nga detyra ishte 74% dhe nuk kishte as pandemi dhe as tërmet. Qoftë tërmeti dhe pandemia ishin e një forme tjetër të themelit të qeverisjes tuaj. Kur flisni ju për ato që flisni është vërtetë për tu admiruar guximi me të cilin ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe nuk keni zbritur në Shqipëri kur filloi kjo legjislaturë. Protagonistët e qeverisjes së deri djeshme sot i keni kryer. Në të dy krerët e zogut që po përpëlitet. Sot është formalizuar që PD është një zog dykrenar, por jo Shqiponjë. Nuk jam i qartë se cilës specie do i ngjani në fund të kësaj kacafytje, por Shqiponjës jo. Nëse në një familje, i digjet shtëpia, çfarë bën ajo, shkon merr borxh apo rri në diell dhe në shtëpi. Shkon merr borxh. E njëjta gjë ndodh nëse një familje i bie një fatkeqësi e një lloji tjetër. Fuqia momentale e familjes nuk e përballon dot, kudo, në SHBA, Angli e Japoni, kudo. Bën të njëjtën gjë. Ka një problem, se borxhin ta japin ose jo. Kjo varet se sa kapacitet ke për ta larë atë borxh. Borxhet dhe veçanërisht eurobondi, nuk janë hua që ju merren budallenjve. Bankat nuk janë një sportel që mezi pret ti shkojnë shtete që janë duke falimentuar. Nuk ka bankë që të jep borxh nëse nuk e provon që je në gjendje ta lajë. Si vërtetohet, si e provon një shtet që është në gjendje të përgjigjet tregjeve kapitale” – tha Rama.
Rama ka komentuar dhe ngritjen e Akademisë së Barinjve për të cilën u shpreh se këto funksionojnë në të gjithë botën dhe se shërbejnë për trajnime për t’u adaptuar me kohën dhe zhvillimin e teknologjive në këto fusha.
“Meqë ju ka mbetur mendja tek akademia e barinjve. Akademitë e fermerëve, barinjve dhe peshkatarëve janë në të gjithë botën. Nuk janë ashtu siç e mendoni ju. Janë hapësira formimi në vazhdim që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në kategori të ndryshme dhe stimulohen me trajnime për tu adaptuar me kohën e re. Mos qeshni vetë. Këtë flet vetë dhe qesh vetë e keni linjë partie. Unë jam thjesht një piktor, ai tjetri thotë që jam profesor ekonomie. Për shkak të detyrës mësoj çdo ditë, dëgjoj me shumë vëmendje. Nuk qesh kur flas vetë. Edhe zhgarravis. Çfarë problem keni me zhgarravinat. Kini më shumë respekt për zhgarravinat. Ju i thoni vetes të djathtë për inerci por me të djathtën skeni lidhje. Ju jeni o i shkret i punëve tuaj, bam me këmbë e bam me duar. Juve ju kemi se nuk ju kemi zgjedhur ne, ju kanë zgjedhur të tjerët ndaj ju respektojmë. Dikush këtu tha që si ka mundësi që ju keni planifikuar për 500 dhe pastaj për 700. Duke i thënë njerëzve shikoni si vjedhin këta. Ju aty e keni mendjen që çfarë të kapni. Nga që ju jeni mësuar keq, ju është bërë syri baterr. Nuk po ndodh ashtu siç bënit ju. Ju atë bënit” – tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



