E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama për  presidentin e KiE: Avokat i procesit të afrimit të Shqipërisë në BE
Politikë

Rama për presidentin e KiE: Avokat i procesit të afrimit të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar sot Presidentin e Këshillit të Europës me medaljen e “Yllit të Madh të Mirënjohjes”.

Rama ka tha se Donald Tusk ka qenë një avokat i procesit të zgjerimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

 

“Dua t’i akordoj titullin Yllin e Madh të Mirënjohjes Presidentit të KiE dhe me atë rast, duke ndarë disa momente të rëndësishme, jo vetëm simbolikisht në historinë e përbashkët, mes vendit të tij dhe vendit tonë.

Nga ana tjetër më vjen shumë mirë ta nënvizoj qartësinë që Presidenti Tusk është shprehur në raport me këtë proces dhe padiskutim të çmojë para opinionit publik përpjekjen e tij konstante  si një avokat i procesit të zgjerimit dhe afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, konkretisht të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.