E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama për protestēn: Po të mos isha kryeministër do të dilja në protestë, shteti ka gisht në vrasjen e të riut Rasha
Publik News

Rama për protestēn: Po të mos isha kryeministër do të dilja në protestë, shteti ka gisht në vrasjen e të riut Rasha

Por kjo vendoset në bazë të asaj cfarë është e drejtë apo jo.

Rama tha se edhe dorëheqja si ministër i Brendshëm i Sandër Lleshajt, nuk erdhi si pasojë e protestave, por se kjo ishte e drejtë.

“Nga rruga, jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta të kërkojnë të iki dhe drejtori i policisë, pse? nuk vendoset në rrugë kush ikën e kush rri, vendoset në bazë të cfarë është e drejtë.

Dhe ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi por djalin 25-vjecar e vrau arma e shtetit

Ishte e drejtë që ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhet të largohej, jo se kishte përgjegjësi as direkte as indirekte në ngjarje, por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje, mos ishte vetëm me fjalë dhe që moralisht ministri i Brendshëm thoshte atë që tha.

Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës që të jemi shumë të qartë, edhe unë po mos isha kryeministër do kisha dalë në protestë, por jo në këto protesta, në atë protestën e parë jo për t’ju hedhur në fyt policëve atje e për të kapur kanatet e dritareve të ministrisë e për të lëshuar gojën, por për të dëshmuar indinjatën qytetarisht”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.