Rama për tunelin e Llogarasë:E kemi futur në rrugën e jetësimit
Vlorë- Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur ditën e sotme një konferencë nga kantieri i ndërtimit ku do të nisin punimet për Tunelin e Llogarasë.
Në fjalën e tij kryeministri është shprehur se ky ka qenë një projekt që ka ndenjur në sirtar për tre dekada.
Por, sipas tij, tashmë ky projekt është në rrugën drejtë jetësimit.
“Një projekt që ka qenë në sirtar për tre dekada. Një nga kryefjalët e premtimeve të të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale gjatë tre dekadave dhe ndryshe nga të tjerët, ne zotimin tanimë e kemi futur në rrugën e jetësimit në realitet.”- tha Rama.
Sipas Ramës, tuneli do të bëjë shkurtim të konsiderueshëm të kohës, do të rrisë sigurinë si dhe do të ofrojë një lidhje organike me segmentin e Orikumit dhe pastaj edhe me Bypass-in e Vlorës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



