E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përdor krimin për zgjedhjet’/ LaCivita: Nuk do ketë shanse të prekin votën, Berisha do t’i fitojë zgjedhjet!
Lajme

Rama përdor krimin për zgjedhjet’/ LaCivita: Nuk do ketë shanse të prekin votën, Berisha do t’i fitojë zgjedhjet!

Në një intervistë  për emisionin “Çim Peka Live”, Chris LaCivita, strategu kryesor i fushatës së suksesshme të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, ndau përvojën e tij në drejtimin e kësaj fushate dhe diskutoi për angazhimin e tij të ardhshëm në fushatën e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike në Shqipëri.

LaCivita theksoi se një nga cilësitë kryesore të Trump ishte vendosmëria e tij për të mos hequr dorë kurrë nga synimi për t’i shërbyer amerikanëve dhe për të rikthyer madhështinë e Shteteve të Bashkuara. Ai vlerësoi Trump-in si një lider të vërtetë që, pavarësisht sfidave me të cilat u përball, nuk hoqi dorë nga përpjekjet për të ulur taksat, për të reduktuar kostot e jetesës dhe për të reformuar mënyrën se si funksionon qeveria në shërbim të popullit të saj.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2016, ku ky i fundit e cilësonte Trump-in si një rrezik për botën, LaCivita u shpreh se nuk ishte i habitur nga këto komente dhe se pikërisht për këtë arsye ai është në Shqipëri për të ndihmuar Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.

Duke folur për angazhimin e tij në fushatën e Berishës, LaCivita deklaroi se sapo kishte mposhtur komunistët dhe socialistët në Amerikë dhe se synon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Shqipëri.

Ai shprehu optimizëm për fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, duke theksuar se ekipi i tij ka një histori të gjatë suksesesh në fushata të mëparshme.

Çim Peka: Chris, kur morët parasysh që në Shqipëri të bëni fushatën për një parti konservatore, u shprehët pak më parë se atje tashmë ka një sherif, për presidentin Trump. Në Shqipëri Sali Berishën e njohin si statist, kreministrin shqiptar, ish- i lindur në “Bllok”, familje ish-komuniste e njohin si gangster. Në qoftë se keni kuriozitet ta njihni kryeministrin shqiptar, këtë ua them publikisht, ju ul me disa nga grupet më të mëdha kriminale të Shqipërisë në tavolinë dhe e marrin ata në telefon, që mos të lodhemi ne, vjen ai vetë. Në qoftëse keni kuriozitet. Pra, me këtë keni të bëni në Shqipëri. Keni një statist, përballë shefit të grupeve kriminale. A e keni studiuar terrenin shqiptar para se të merrni përsipër t’u bëni fushatën konservatorëve?

LaCivita: Po, patjetër që jemi të njohur me situatën dhe disa prej taktikave që aplikon kryeministri aktual, të cilat nuk janë shumë dhe mund të mbështeten tek intimidimi, dhe tek korruptimi. Por këto aspekte nuk më frikësojnë mua, nuk më intimidiojnë aspak.

Përkundrazi, na bëjnë më të vendosur, që të duam të kthejmë shumë votues drejt mbështetjes për Berishën. Dhe nuk do të kenë shanse që t’i vjedhin. Ne në Amerikë më Donald Trumpin, e quajtëm manipulimi… pamundësia për të manipuluar votën, pra, këtë duam të realizojmë edhe këtu. Kur njerëzit të shohin dallimet, në krahasim me atë çka kanë atje, dhe me atë që mund të kenë, patjetër që do të votojnë për opozitën. Patjetër që do të votojnë për Berishën. Sepse ai mund, dhe do të fitojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.