Rama përmend pilulat kontraceptive, Bino: Edhe unë kisha temperaturë kur…
Pranueshmëria e bërjes së vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, mes mësuesve është duke u rritur. Në Shkodër, ku ishte sot kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, tha se kjo vaksinë që ka ngjallur frikë në Evropë ku disa shtete e kanë pezulluar përdorimin e saj, është efektive dhe e sigurt, ndërsa deri më tani në vendin tonë nuk ka pasur asnjë problem.
Rama u kërkoi mësuesve të tregojnë kujdes në dy javët e para pas marrjes së vaksinës deri sa të rritet niveli i antitrupave.
Ndërsa për të qetësuar dhe alarmin e ngritur mbi efektet që jep vaksina AstraZeneca, kryeministri përmendi edhe përdorimin e kontraceptivëve oralë që parandalojnë shtatzanitë e padëshiruara, që sipas mjekëve së fundmi janë një ndër faktorët që rrisin rrezikun për trombozë.
“Duhet me u rujt në këtë fazë të parë sa të krijohen antitrupat, se je i infektueshëm brenda dy javëve sa të dalin antitrupat.
Mos kini asnjë shqetësim mesa po shohim ne dhe këto vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë prapë dhe nuk është kjo seri, është një tjetër e s’kanë gjetur asnjë lidhje, kanë dalë tani edhe plot të dhëna për hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë“, tha Rama.
Bino: Aaa për kontraceptivët.
Rama: Edhe në vaksainat e zakonshme ka raste por që s’janë pjesë e problemit.
Bino: Edhe temperaturën edhe reaksionet e lehta anësore e evidentojmë por s’kemi parë asgjë e s;kemi pasur asnjë rproblem në vendin tonë.
Rama: Këtu s’ka pasur fare refuzime?
Drejtoresha: Ka pasur hezitim, ka pasur në 1250 mësues deri më sot ka shkuar te 200, edhe aa janë duke pritur konfirmimin nga ministria për pjesën e sigurisë. Një pjesë e mirë po bëjnë edhe analiza paraprake me hy të sigurt në procesin e vaksinimit
Manastirliu: Informacioni që u jepet mësuesve është jo vetëm nga vetë mjekët që janë këtu por edhe formulari ku i shpjegohen të gjitha atributet që i japin vaksinës por edhe efektet që mund të ketë si cdo medikament tjetër, një gjë është e sigurt që është efektive.
Drejtoresha: Nga 45 mësues që janë vaksunuar dy ditët e para asnjë s’ka pasur efekt anësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



