E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përshëndet  emigrantët në Ditën e Diasporës: Me mund e sakrifica ndihmojnë familjet në Shqipëri
Publik News

Rama përshëndet emigrantët në Ditën e Diasporës: Me mund e sakrifica ndihmojnë familjet në Shqipëri

Kryeministri Rama shpërndan një mesazh për të gjithë emigrantët shqiptarë nëpër botë, në Ditën e Diasporës.

Rama shkruan se përulet me respekt para tyre sepse me mund e sakrifica rrisin fëmijët në emigracion por nuk harrojnë të ndihmojnë as familjet e tyre në Shqipëri.

“Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.