Rama planifikon vizitë në SHBA: Do i bëj një suprizë të këndshme kënetës !
Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy më sy’, është pyetur nga një prej ndjekësve nëse e kalon dot oqeanin, pra nëse shkon dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama tha se oqeanin e kalon sa herë të dojë dhe se nuk ka pasur asnjëherë probleme.
“Unë oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti je zgjuar në kënetë. E kaloj oqeanin sa herë të dua dhe mos u çudit fare që t’ju bëj një surprizë të këndshme ty dhe kënetës bashkë”, tha Rama. Ndoshta po mendon për një vizitë në SHBA
Kreu I Qeverisë ka komentuar edhe listat e kandidatëve për deputetë të opozitës, duke theksuar se listat e mbyllura të saj do të përfshijnë speciet më të ulëta.
“Prisni edhe pak kur të shihni listat e kandidatëve për deputetë. Lista e mbyllur e kënetës do të përfshijë speciet më të ulëta të faunës politike.
Na ishte njëherë PD, po unë se kam dashur asnjëherë, tani janë këneta”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



