E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama po përgatit arrestimin e bashkëshortëve të deputetëve të PS, Kryemadhi tregon ‘qenin’ që po kafshon
Politikë

Rama po përgatit arrestimin e bashkëshortëve të deputetëve të PS, Kryemadhi tregon ‘qenin’ që po kafshon

Deklarata e fortë e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në Kuvend

“Në fakt qeni është një kafshë besnike, – tha Kryemadhi. –  Njerëzit sot harxhojnë shumë para për ta mabjtur, për ta ushqyer dhe kaluar momente shumë të mira me ta. Por ka dhe nga ata qen, të cilët nuk e dinë çdo të thotë të jesh qen, sepse një kryeministër që përdor bashkëpunëtorët e tij si qen për të kafshuar shokët e tyre, sigurisht që e di shumë mirë çdo të thotë qen. Ashtu sikurse ministrat e Edi Ramës, që nuk përfaqësojnë absolutisht vullnet politik, por vetëm një sekt të caktuar kriminal për të mbrojtur të gjitha lidhjet me krimin të Ramës.

Nuk po merrem sot me ministren e Drejtësisë se nuk qenka këtu në sallë – por meqënëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin, po i bëj me dije asaj dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, se shantazhi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, quhet shkelje e ligjit.

“Shumë shpejt do ta ketë të faktuar se si ajo shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të arrestuar punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’i largojë nga ministria, sepse me gjyq janë rikthyer të gjithë në punë.

Dhe, gabimisht ka futur në këtë listë edhe motrën e Sekretares së Përgjithshme – të njeriut të saj – apo edhe shumë të tjerë, bashkëshortë deputetësh këtu në sallë, që janë të Partisë Socialiste.”

A e ka luftë personale të saj, a e ka nga budallalliku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh se është kushurira e një lidhjeje familjare të Ilir Metës, për shkak të lidhjeve të mia familjare me të.

Por, i bëj me dije se nuk ka asnjë lloj mënyre që të mund ta mbrojë ministren e Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj, sepse ajo mund ta dijë shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familjen e saj.

Le t’i tregojë shqiptarëve pse është pushuar disa herë burri i saj nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve?

Cilat janë lidhjet e bashkëshortit të saj me Elvis Martinajn dhe pika të tjera të basteve dhe cila është lidhja e saj me pjesëtarë të qeverisë apo me avokatët e saj në Kosovë?

Ndja i them zonjës Etilda Gjonaj që të jetë shumë e kujdeshme në telefonatat e saj apo në mesazhet që iu çon gjyqtarëve dhe prokurorëve.” nënvizoi Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/763674774000462/?t=0

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.