Rama poston videon nga Qyteti Studenti: Brenda mandatit, të gjitha konviktet e transformuara
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në Facebook, ku duket teksa inspekton godinat e Qytetit të Studentit.
Kreu i qeverisë tha se ka filluar puna në 9 konvikte në Qytetin Studenti, por qeveria nuk do ndalet dhe të gjitha godinat në konviktet e tjera në vend do të marrin një pamje tjetër.
“Me aktin normativ i kemi kaluar bashkisë së Tiranës 3 milionë Dollarë për të vazhduar me godina të tjera, por gjithashtu kemi dhe një grup tjetër konviktesh me KFW gjermane. Ambicia është që brenda mandatit të gjitha konviktet e Tiranës dhe Shqipërisë të vinë në stad tjetër. Me Bashkinë e Tiranës do vazhdojmë projektin e Kampusit Universitar, që sidoqoftë është një problem më vetë përsa i përket pronësisë. Kemi një situatë të rëndë më kthimin e pronave. E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Rama.
Në statusin në Facebook, shkruan: “Në kantierin e konvikteve të Qytetit Studenti, ku njësoj si tek Inxhinieria, do të rindertohen me themel 9 godina falë marrëveshjes me qeverinë gjermane; 3 godina do të bëhen me ndihmën e parë të qeverisë turke, që do të pasohet nga një e dytë vitin e ardhshëm; Bashkia e Tiranës po ashtu, do të çelë së shpejti kantierin e disa godinave të tjera, me financimin e sapoakorduar nga qeveria shqiptare prej 3mln USD. Paralelisht po punohet për projektin e Kampusit Universitar dhe do të nisë këtë javë evidentimi i ndërtimeve pa leje brenda territorit të Qytetit Student”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



