Rama pranon vendimin e KUSHTETUESES: Është e drejta e saj
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes së emigrantëve me Italinë.
Ai u shpreh në konferencën për mediat se kjo është një e drejtë e Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk lidhet me detyrat e tij.
“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese. Eshtë e sanksionuar në Kushtetutë detyra automatike e GJykates Kushtetuese për të çmuar një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



