E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama premton: Brenda vitit, hapim dyert mijëra banesave të reja
Publik News

Rama premton: Brenda vitit, hapim dyert mijëra banesave të reja

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit ka theksuar se ndërtimi do të nisë së pari nga familjet që kanë më shumë nevojë dhe që janë në kushte më të vështira.

Sakaq Rama ka premtuar se brenda këtij viti synohet që të strehohen të gjitha familjet që kanë humbur banesën. “Do hapim dyert e disa mijërave banesave të reja”.

“Siç e kam thënë dhe më herët, ndërtimi do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi, nga kjo  situatë e vështirë pas tërmtit. Do jenë ata që e kanë më urgjente sesa të tjerët dosmodoshmërinë që të hyjnë në një cati të re.

Për prezantim fillimisht do të jap fjalën ministres së kulturës e cila është drejtuese e të gjithë procesit të planifikimit dhe të prjektimit. Në bashkëpunim me agjensitë tona dhe të gjtihë forcat përjetuese të arkitektëve në terren.

Synohet që brenda këtij viti të kemi strehuar familjet që kanë humbur banesën e tyre. Do hapim dyert e disa mijërave banesave të reja”, ka thënë Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.