E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama premton nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë. Ja kur përmbyllet procesi për “bluzat e bardha”
Publik News

Rama premton nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë. Ja kur përmbyllet procesi për “bluzat e bardha”

daljen e sotme për media kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë në Shqipëri, por pa zbuluar shumë detaje.

 

 

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se brenda javës së dytë të marsit përfundon marrja e vaksinës nga bluzat e bardha, mjekë dhe infermierë.

“Ashtu siç do të përmbyllim brenda javës së dytë të marsit vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha në Shqipëri ashtu do të përmbyllim shumë shpejt vaksinimin masiv. Është vetëm çështje kohe e shkurtër jo e gjatë. Nuk mund të jap shumë detaje por jemi shumë afër. Më vjen keq që nuk po them fjalën e fundit por mezi po pres ta them fjalën e fundit”, tha Rama.

Duke folur mbi Izraelin dhe Britaninë e Madhe, dy vende që kryesojnë “garën e vaksinimit” Edi Rama tha: “Izraeli vuri një bast shumë të madh dhe sot disponon si asnjë vend tjetër gjithçka që i duhet për të vaksinuar popullin e vet dhe Britania e Madhe është vendi ku edhe lindi njëra nga vaksinat dhe pati avantazhin e një fillimi intensiv të vaksinimit. Dje kryeministri lajmëroi hapjen e stadiumeve në prill me 10 mijë vetë dhe hapje përfundimtare në qershor. Ky është moment triumfi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.