E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  prërê  në procesin e integrimit: Nëse çmenduria e Bullgarisë vijon, ne duhet të ndahemi nga MV
Lajme

Rama prërê në procesin e integrimit: Nëse çmenduria e Bullgarisë vijon, ne duhet të ndahemi nga MV

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse ajo që ai e quajti “çmenduria bullgare” do të vijojë.

Përmes një interviste të dhënë për televizionin France 24, Rama theksoi se me Maqedoninë e Veriut do të mbeten miq të mirë dhe do të vijojnë bashkëpunimin në “Open Balkan”, por mund të ndahen për sa i përket perspektivës evropiane, nëse vetoja bullgare do të vijojë bllokadën për anëtarësimin në union.

“Nëse kjo çmenduria e Bullgarisë do të vazhdojë ne duhet t’i ndajmë rrugët tona në këtë proces.

Ne do të jemi së bashku në Ballkanin e Hapur ne jemi fqinj dhe ne po përpiqemi të krijojmë lidhje të ngushta me Maqedoninë e Veriut dhe me të gjithë fqinjët e tjerë, sepse Ballkani Perëndimor është hallka më e dobët e Evropës dhe është i dobët karshi agresionit rus dhe konfliktit.

Ne nuk duam asnjë lloj kërcënimi të atillë që do të rrezikonte paqen që po ndërtojmë. Ajo që më duket e neveritshme në qëndrimin e Bullgarisë është mënyra si po e bëjnë këtë, sepse Maqedonia e Veriut nuk është aty të bëhet anëtarë e Bashkimit Evropian, ata mund ta bllokojnë në çdo moment, është aty për të nisur negociatat që do të kërkojnë vite”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.