Rama prezanton drejtorët e rinj të Hipotekave: Të gjithë jeni në provë, duhet ta fitoni çdo ditë rrogën!
Kryeministri Edi Rama teksa ka qenë pjesë e aktivitetit të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku janë prezantuar drejtorët e rinj të ALUIZNI-t dhe Hipotekave ka folur rreth mënyrës së zgjedhjes së krerëve të ALUIZNI-t.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se drejtorët e këtyre dy institucioneve për herë të parë janë zgjedhur me konkurrim publik dhe se kjo është një mënyrë që heq qafe grabitqarët dhe parazitët në administratë, duke nënkuptuar edhe një herë kështu të punësuarit e Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë kohës së koalicionit PS-LSI.
Kryeministri paralajmëroi drejtorët se janë në periudhë prove dhe jo provë më partinë apo qeverinë, por me qytetarët që frekuentojnë çdo ditë ambjentet e hipotekave dhe ALUIZNI-t.
“Ky takim është publik sepse është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët, të ndjekin këtë proces që ne kemi nisur për të përfunduar parazitizmin në zyrat e shtetit. Ne kemi kërkuar nga qytetarët e zakonshëm në aleance me ta për të hequr të gjitha grabitqarët dhe parazitët në administratë.
Të gjithë jeni në provë, nuk e keni provën as me partinë e as me qeverinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e Hipotekave. Po e ndaj Hipotekën nga ALUIZNI0n nga Hipotekat, pasi ka shembuj të mirë për të bërë ndarjen e qartë të shapit nga sheqerit.
Lufta me korrupsion do të vazhdoj çdo ditë, secili nga ju duhet ta ketë të qartë se duhet ta ketë të qartë që ta fitoj rrogën nga taksat e qytetarëve.
Janë 35 punonjës hipotekash të cilët janë nëpër gjyqe, si pasojë e platformës të qeverisjen me qytetarët. Çdo drejtor do të mbaj përgjegjësi për çdo ankesë për qytetarët“, deklaroi kryeministri Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



