E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria në BE? Vetëm me pasaportën magjike të Ramës!
Lajme

Shqipëria në BE? Vetëm me pasaportën magjike të Ramës!

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa po “lypte” votën e shqiptarëve për mandatin e katërt, Rama zbuloi edhe një model të pasaportës që sipas tij do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Europian. Mënjëherë plasi gallata në rrjet. Faqja satirike ” Kazan Tv”, i publikoj  e para : Foto eksluzive nga paaaporta e BE-së.

 Publik.al – rubrika “Tallavaja e Ditës”

Kryeministri Edi Rama, i njohur ndryshe si udhëheqësi i vetëm që i flet popullit më shumë për vizat se për varfërinë, ka hedhur sot një tjetër “breshëri premtimesh” në skenën politike shqiptare. Në një sallë të mbushur me militantë të lodhur nga pritja për punësime në shtet, Rama prezantoi programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke zbuluar edhe një perlë të re: modelin e pasaportës shqiptare të Bashkimit Europian.

Po, po, e lexuat mirë. Nuk është shaka. Ai e tregoi seriozisht një pasaportë që nuk ekziston, për një anëtarësim që nuk ka ndodhur, në një realitet paralel ku Rama mban fjalime në Bruksel dhe shqiptarët kalojnë pa radarë nëpër aeroportet europiane.

“Kur shkojmë në BE, ai polici na pyet: Sa lekë ke me vete, ke ndonjë rezervim hoteli, sa do rrish dhe kur do ikësh,” rrëfeu Kryeministri me një ndjeshmëri të rrallë, që për pak na bëri të qajmë për të gjithë ata shqiptarë që u ndaluan se nuk kishin mjaftueshëm euro për të blerë një ujë në aeroportin e Frankfurtit.

Pasaportën magjike, që u publikua fillimisht nga faqja satirike “Kazan TV”, e përshkruan si një dokument që do të hapë dyert e BE-së, por për momentin hap vetëm disa meme në rrjet. Madje sipas burimeve tona, një version beta i saj përfshin edhe një “QR-code” që kur skanohet të dërgon direkt në profilin e TikTok-ut të Ramës.

“Qytetarët shqiptarë do të jenë të barabartë me ato europiane,” tha Rama, duke harruar ndoshta që gramatika është po aq e rëndësishme sa politika. Por nëse s’mund të bëjmë Shqipërinë si Europa, të paktën le të bëjmë pasaportën.

Zgjedhjet e 11 majit, siç duket, do të zhvillohen mes premtimeve për BE, pasaporta fantastike dhe ndonjë “shkëmbim eksperiencash” me Merkel, që me shumë gjasa ekziston vetëm në ndonjë bisedë WhatsApp me vetveten.

Por mos u shqetësoni, shqiptarë të dashur. BE-ja është vetëm një pasaportë larg. Dhe ndoshta… vetëm katër mandate të tjera larg.

Modeli i pasaportës shqiptare evropiane
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.