Rama prezanton ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj
Kryeministri Edi Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne Facebook, nje pjese nga punimet qe po behen per shetitoren e re te Shirokes, te cilen e ka cilesuar si “Lungolago”.
Duke postuar foto nga puna per shtrimin e pjeses pergjate vijes liqenore, Rama shkruan se projekti transformues i Shirokes “do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos😉”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj”.
Postimi i Ramës
Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese😥
Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos😉”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës😍
#ShkodraqëDuam☀
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱
Replikat
Por, kaq ka mjaftuar qe te vershojne komentet ne postimin e Rames. Shume qytetare e shigjetojne per emrin qe ka gjetur, duke i kujtuar Lungomaren e Vlores dhe duke e kritikuar se po vendosen gjithandej emra jo shqip. Rama, sigurisht ka bere sqarimin e vet, duke u dhene pergjigje gjithe “kritikeve”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco










