E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama priti kryeministrin e Landit Federal të Bavarisë/ Ambasada gjermane zbardh vizitën
Lajme

Rama priti kryeministrin e Landit Federal të Bavarisë/ Ambasada gjermane zbardh vizitën

Ambasada gjermane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me homologun e Landit Federal të Bavarisë, Markus Soder.

Ambasada njofton për firmosjen e marrëveshjes për fushate energjisë, infrastrukturës, turizmit, tregtisë, bujqësisë, mjedisit dhe shëndetësisë.

Gjithashtu thekson  se një ndalesë e Ramës me Soder ishte edhe sheshin “Franz-Josef-Strauß” në Tiranë.

“Kryeministri i Landit Federal të Bavarisë, Markus Soder, po viziton sot Shqipërinë me ftesë të Kryemin istrit Edi Rama.

Krahas bisedës me Kryeministrin dhe nënshkrimit të një Deklarate të Përbashkët, ai viziton edhe sheshin “Franz-Josef-Strauß” në Tiranë. Ky shesh të kujton një paraardhës të Soder-it, i cili me vizitat e tij në Shqipëri në vitet tetëdhjetë dha një kontribut të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Federale”, thuhet në deklaratë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.