E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama publikon faturën e energjisë nga Firenze: S’dimë sa do ta kapim fundin e muajve
Lajme

Rama publikon faturën e energjisë nga Firenze: S’dimë sa do ta kapim fundin e muajve

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një mesazh nga qytetar shqiptar që jeton në Firenze të Italisë, përsa i përket faturës së energjisë elektrike.

1Kreu i qeverisë, ka publikuar faturën të cilën pretendon se ja ka dërguar një qytetar, ku sipas mesazhit, ai ka paguar 625 euro për faturën e energjisë elektrike.

Qytetari shqiptar, thotë se është e kotë që kryeministri të “luftojë” në rrjete sociale me ata qytetarë që përmendin rrogat e të huajve.

Postimi i Edi Ramës:

Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst:

“Zoti Kryeministër!

E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca jane te futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.  Po ju nis faturën e famijes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”

Pas publikimit nga Rama ne rrjet shumica e qytetareve qe banojne ne vendet perendimore publikuan faturat e  energjise elektrike:

Tani rrogën nuk do ua tregoj sa marr , Por ju siguroj se është më e mirë se rroga rregullt e Ramës.
Fatura ime e energjisë është për dy muaj, 104 Euro, dhe nga këta 100 euro mi pagoi Macroni me çek të posaçëm për të përballuar rritjen e energjisë. Atë faturën 680 euro që të ka sjellë ai trybycyku Italisë shife se e ke për një vit, ose është faturë restoranti.
Hysni, a votoj unë me këtë faturë vlla ?/ A. Gjevori

Nje qytetar tjeter nga Roma na solli faturen e dy muajve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.