E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama publikon foton ‘epike’. Lamtumirë!
Publik News

Rama publikon foton ‘epike’. Lamtumirë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në Facebook të një bar llotoje teksa shfaqen punonjësit që heqin tabelën e një kompanie bastesh sportive.

“Lamtumirë”- shkruan Rama në foton e publikuar në rrjetin social.

Kujtojmë se Qeveria ka marrë vendim për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive në qendrat e banuara.

Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor  në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen.
Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.