Rama publikon pamjet e takimit me Antonia Guterres. Ja temat e diskutimit
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonia Guterres, ndërsa ditën e nesërme pritet që vendi ynë të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“New York, Kombet e Bashkuara – #KrenarPërShqipërinë🇦🇱 që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë. Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shkruan Rama ne Facebook.
Kryeministri Rama së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, diskutuan me Guterres për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB, dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Kujtojmë që paraditen e 2 qershorit, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës.
Debati i kryesuar nga Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



