E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama publikon qëndrimin zyrtar të Italisë: Fituam ndaj një gënjeshtre të madhe
Publik News

Rama publikon qëndrimin zyrtar të Italisë: Fituam ndaj një gënjeshtre të madhe

Kryeministri Edi Rama publikon në “Twitter” qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane lidhur me reportazhin e pak ditëve më parë në televizionin “Rai3”, ku thuhej se është rritur kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

Duke e cilësuar “skandaloz” raportimin e “Rai3”, Rama falënderon autoritetet fqinje, që sipas tij, ndihmuan përditë shqiptarët në luftën kundër kanabisit, por edhe për të fituar ndaj kësaj gënjeshtre.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike🙏”, shkruan Rama.

Në qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane, të publikuar nga kryeministri Rama, thuhet se autoritetet kanë specifikuar se lajmet e bëra publike nga “Rai3” nuk korrespondojnë me të dhënat reale.

Është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është sqaruar një kronikë e dhënë nga Tg3 në datën 27 janar 2020, ku flitej për një raport të rezervuar të policisë për rritjen e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar. Autoritetet kanë specifikuar që lajmet e bëra publike nga stacioni televiziv TG 3 nuk korrespondojnë me të dhënat reale dhe nuk mund të hedhin hije për efikasitetin real të kontrastit në lidhje me kultivimin e kanabisit dhe rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë viteve të fundit”, thuhet në qëndrimin e autoriteteve italiane.

29299975-56a6-4dba-a223-3f1cce0f2f4d56823d0d-280b-463c-9bdf-89dab14f166f

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.