E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama publikon videon e transformimittë institucioneve, reagon PD: Ja shpenzimet e luksit të qeverisë në7 vjet
Publik News

Rama publikon videon e transformimittë institucioneve, reagon PD: Ja shpenzimet e luksit të qeverisë në7 vjet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video të asaj që ai e quan “transformimin e godinave të institucioneve shtetërore”.

 

Rama ka postuar disa pamjet e godinës së Drejtorisë së Targave dhe Shtypshkrimeve, si ishin ato gjatë qeverisjes së shkuar dhe si u ndryshuan ato. Kreu i qeverisë i ka kërkuar ndjekësve të shikojnë dallimin mes PS dhe qeverisjes së shkuar..

“Edhe me një tjetër nga plot transformimet domethënëse që vazhdojnë, duke e ngritur gur pas guri murin e ndryshimeve ku pasqyrohet dallimi i madh mes nesh që shohim nga e ardhmja e atyre që janë thjesht e shkuara, ju uroj një javë të mbarë të gjithëve”, shkruan Rama.

Reagimi i PD

Por, Partia Demokratikë ka reaguar nëpërmjet Dorjan Telitit, shef i kabinetit të Lulzim Bashës, i cili ka nxjerrë në pah shpenzimet që ka kryer Qeveria Rama në 7 vite.

Sipas Telitit, Rama po u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij.

“Në 7 vite, Edi Rama ka shpenzuar:  85,5 milion euro për blerje/qira operacionale/servis makinash;  25 milion euro për mobilim zyrash;  109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare;  4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së;  3.2 milion euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë;  1.25 milion euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it.

Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen!  Radhët përpara zyrave të shtetit vazhdojnë të zgjaten!

Ryshfeti për të marrë shërbim vazhdon të shtrenjtohet!  Rama dhe enturazhi i tij vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks!  Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje!  E quajnë thjesht vjedhje!”, thekson zyrtari i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.