E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama punëson direkt të renë që kandidonte nën siglën e partisë së Jozefina Topallit
Publik News

Rama punëson direkt të renë që kandidonte nën siglën e partisë së Jozefina Topallit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takimin e rradhës me nxënësit ekselentë që kanë dërguar me email në kryeministri idetë që duan të implementojnë në vend.

E ftuara e sotme ishte Sanda Xheleshi, e cila ka mbaruar studimet në Britaninë e Madhe. Momentalisht, ajo punon me një projekt për ambasadën britanike në vendin tonë.

“Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit meqë je këtu në Tiranë se nuk dua të më lësh të ikësh ndoshta. Do flasësh me të, ndoshta sot mbasdite ose nesër”, i tha Rama të resë.

Xheleshi ka përfunduar studimet për shkenca politike në Angli. Ajo ka kandiduar nën siglën e Partisë “Lëvizja për Ndryshim” për deputete, por arriti të siguronte vetëm 154 vota.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.