E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama që pi verë 33 mijë euro shishja, i tregon “muskujt” fermerit
Lajme

Rama që pi verë 33 mijë euro shishja, i tregon “muskujt” fermerit

Këlliçi akuza të forta drejt qeverisë

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Belind Këlliçi ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për braktisje totale të fermerëve, duke e cilësuar sjelljen e tij si arrogante dhe përçmuese ndaj qytetarëve që përballen me vështirësi reale ekonomike.

Sipas Këlliçit, ndërsa fermerët përballen me përmbytje, mungesë subvencionesh dhe pamundësi për të shitur prodhimet, kryeministri shfaqet i shkëputur nga realiteti, duke jetuar në luks ekstrem dhe duke reaguar me forcë ndaj çdo zëri kritik.

Reagimi i tij vjen pas takimit të zhvilluar në Divjakë, ku Rama u përfshi në një moment tensioni me një fermer, i cili tentoi të shprehte shqetësimet e tij, por u ndërpre. Episodi ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në politikë.

Në deklaratën e tij, Këlliçi e lidh këtë sjellje me, sipas tij, dështimin e qeverisë në menaxhimin e fondeve për bujqësinë dhe bllokimin e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

REAGIMI:

Kryeministri që pi verë 33 mijë euro shishja, i tregon vendin fermerit në Divjakë!

Edi Rama i salloneve që shijon verë 33 mijë euro shishja, që ka avion privat, kopsht personal në zyrë që ka kushtuar 4 milionë euro nga taksat tona, e sheh ndeshjet e NBA në rreshtin e VIP ku një biletë kushton 25 mijë dollarë, i tregoi sot muskujt një fermeri të përmbytur, pa mbështetje, pa mundësi për të shtuar prodhimin, as për ta shitur atë.

Pasi u premtoi se do të jenë më mirë në vitin 2040, Edi Rama i talli fermerët dhe në fund nuk i la as të flisnin.

Atij që guxoi të ngrinte zërin, i tregoi forcën!

Kjo kur i ka penalizuar me ngrirjen e 120 mln euro të BE, pasi qeverisja e tij ende nuk tregon se ku i çoi 30 mln euro të vjedhura nga programi IPARD.

Shqipëria është kudo në çdo sektor, si pamja sot në Divjakë.

Njerëzit kanë halle, ndërkohë kryeministri u tregon përralla dhe nuk i lë as të flasin.

Ndaj zgjidhja është vetëm një. Sheshi, protesta, revolta deri në largimin e Edi Ramës.

Fermeri që tallet nga kryeministri, e ka vendin e tij, të drejten e tij, sovranitetin e tij në Bulevard.

Aty do degjohet zëri i tij, do apo nuk do Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.