Rama “qeras”me një video qytetarët në nevojë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një video e cila tregon në pak sekonda thjeshtëzimin e kryer deri më tani në lidhje me marrjen e dokumentacionit dhe shërbimeve për personat në nevojë, e sidomos ata që janë me probleme fizike.
Përmes një statusi në rrjetin social Rama shkruan se nuk do të ketë më rradha të gjata e stërmundim të qytetarëve për të marrë disa shërbime bazë e të thjeshta.
MIRËMËNGJES ????
dhe me këto 75 sekonda që tregojnë për orët e gjata, paratë e shumta dhe stërmundimin e pamatë që u kursehet qytetarëve më në nevojë përmes thjeshtimit e minimizimit të procedurave administrative në ofrimin e shërbimeve, ju uroj një ditë të mbarë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



